Gashi dhe Kolorado Rapids rikthehen te humbja
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas fitores javën e kaluar dhe performancës mjaft të mirë, Shkëlzen Gashi është rikthyer te humbja në ndeshjen e sotme në MLS ku ekipi i tij Kolorado Rapids u mund në trasnfertë nga Real Sealt Lake me rezultain minimal 1-0.
Vendasit shënojnë në minutën e 72-të me anë të Platës pas një dalje të gabuar të portierit dhe largimit të gabuar të topit të njërit prej mbrojtësve, gol ky që do mbetej në fuqi për këtë 90 minutësh.
Me humbjen e stome Kolorado mbetet në kuotën e 7 pikëve të arritura falë dy fitoreve e një barazimi. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar për 90 minuta në këtë takim, por pa mundur të lerë gjurmë.