e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Napoli rrezikon seriozisht te perjashtohet nga Europa

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Napoli rrezikon seriozisht te perjashtohet nga Europa
Pas hetimit dhe ndalimit mbi lojtarë të skuadrës kombëtare, kontrollit në shtëpinë e trajnerit të Juventusit, prokuroria italiane vazhdon të hapë dosje të reja. Radha këtë herë është për Napolin. Skuadra napolitane rrezikon ndjeshëm pjesëmarrjen në kupat e Europës, kjo për shkak të disa ndeshjeve të trukuara dhe që janë në shqyrtim e sipër nga organi i hetimit italian. Dyshohet dhe ka prova për një trukim në takimin e kampionatit të kaluar mes Sampdorias dhe Napolit, ku vendasit fituan ngushtë 1-0.

Me konkretisht, Prokuroria italiane ka vënë në shënjestër dy ish-lojtarë të Napolit, portierin Mateo Ganelo dhe mbrojtësin Xhusti, të cilët kanë qenë pjesë e skandalit që po përndjek Napolin aktualisht në dosjet e hetimit. Këta dy lojtarë u kishin kërkuar ndihmë edhe dy ish-shokëve të skuadrës së tyre, kapitenit Kanavaro dhe Gravias për të fiksuar rezultatin e takimit, por këta të fundit nuk kanë pranuar të bëhen pjesë e trukimit. Por pavarësisht kësaj, edhe Kanavaro e Gravia rrezikojnë dënimin për arsye të mosbashkëpunimit me drejtësinë dhe moskallëzim të ndeshjes në fjalë.

Prokuroria italiane, prej ditësh po ecën me hapa galopantë në zbulim e skandalit të radhës dhe nëse gjithçka vërtetohet, atëherë Napoli penalizohet direkt dhe për pasojë nuk do të marrë pjesë në kupat e Europës. Por nuk mbaron këtu, pasi në shënjestër të prokurorisë janë vënë nën hetim edhe 6  takime të tjera, ku mendohet që rezultati i tyre është fiksuar më përpara, ku ne tre prej tyre spikat emri i Napolit. Gjithçka pritet të vërtetohet nga prokuroria dhe në rast të tillë shumë ekipe dhe lojtarë do të përftojnë masa të rënda dënimi për këto skandale që po përndjekin futbollin italian.

Sfidat e reja në listën e zezë

Napoli –Parma           10 prill 2010

Brescia– Katania        8 maj 2011

Leçe –Napoli              8 maj 2011

Napoli– Inter              15 maj 2011

Katania – Roma          15 maj 2011

Palermo– Kievo         22 maj 2011