e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Del Boske: Pike dhe Ramos s�shkojne mire bashke!

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Del Boske: Pike dhe Ramos s�shkojne mire bashke!
Visente del Boske ka pranuar në një emision radiofonik spanjoll se Sergio Ramos dhe Zherar Pike, dy futbollistët kandidatë për të formuar çiftin titullar të qendërmbrojtësve në kombëtaren e Spanjës, nuk shkojnë dhe aq mirë me njëri-tjetrin. Gjithsesi, tekniku i kampionëve në fuqi të Europës dhe Botës është i bindur se lojtarët nuk do të krijojnë probleme në gjirin e ekipit.

Kur u pyet për marrëdhënien mes mbrojtësve të Real dhe Barcelona, Del Boske u përgjigj: “Nëse nuk shkojnë mirë, duhet të fillojnë të shkojnë mirë që nga ky moment. Janë të rinj që mund të kenë keqkuptime me njëri-tjetrin, por janë djem të mrekullueshëm dhe ju siguroj që nuk do të ketë asnjë problem. Kanë luajtur edhe më parë bashkë dhe gjëja më e rëndësishme është që kanë një zemër të bardhë. Mendoj se marrëdhënia mes lojtarëve të Realit dhe Barcelonës është e mirë. Kanë kaluar shumë situata që i kanë shërbyer për të mësuar dhe për të bashkëjetuar në harmoni me njëri-tjetrin gjatë grumbullimit”, shtoi Del Bosque.

Por Spanja është gati për të mbrojtur titullin kampion Europe. Ky është mendimi fiks që të gjithë futbollistët e grumbulluar nga Visente del Boske kanë në kokën e tyre kur mbeten vetëm pak ditë nga nisja e Euro 2012. Kampionët në fuqi po përgatiten në Zvicër, ku kanë në program një ndeshje miqësore kundër Koresë së Jugut, përpara se të udhëtojnë drejt Ukrainës dhe Polonisë për kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit në kontinentin e vjetër. “Çdo turne është i ndryshëm dhe për këtë kërkon mënyra të ndryshme për të shkuar drejt suksesit. Presioni nuk është mbi ne, por te skuadrat e tjera që do të kërkojnë titullin.

Sigurisht do të jetë e vështirë, por ne ndihemi mirë dhe besojmë se do të ruajmë trofeun”,-ka thënë mesfushori i Realit të Madridit, Ksavi Alonso. Spanja fitoi 2-0 kundër Serbisë ndeshjen e fundit miqësore, duke treguar edhe një herë forcën e saj, ndërsa kundër koreanëve kërkon konfirmimin. Del Bosque ka konfirmuar edhe listën me 23 lojtarët që do të ketë në dispozicion për Euro 2012. Mungojnë David Vija dhe kapiteni i Barcelonës, Karles Pujol, të dy të dëmtuar, ndërsa shpresat e spanjollëve do të mbështeten të sulmuesi i Çelsit, Fernando Torres, i cili shënoi golin e fitores në finalen kundër Gjermanisë në Euro 2008.