Bajern, klubi me me shume lojtare ne Euro 2012
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bajern Mynih mund të ketë humbur Ligën e Kampioneve, por të paktën mund të mburret me faktin se është klubi më i përfaqësuar në Kampionat Evropian të futbollit. Pas publikimit të listave përfundimtare të kombëtareve që marrin pjesë në aktivitetin që zhvillohet javën e ardhshme, është mësuar se ekipi bavarez ka 13 lojtarë që do të jenë protagonistë në Euro 2012, më shumë se çdo klub tjetër. Në kombëtaren gjermane të futbollit janë 8 futbollistë, shumë prej të cilëve titullarë duke filluar nga portieri Nojer, për të vazhduar me Badshtuber, Boateng, Lahm, Kros, Myler, Shvajnshtajger dhe Gomez.
Këtyre i shtohen dy lojtarët që do të aktivizohen me Kroacinë, Olic e Prajiç, pa harruar këtu holandezin Roben, francezin Riberi e ukrainasin Timoshçuk. Në vendin e dytë të kësaj renditje gjendet Real Madrid me 11 futbollistë të shpërndarë në kombëtare të ndryshme, i ndjekur nga Dinamo Kiev me 10 futbollistë, ndonëse kjo e fundit ka 9 nga këto futbollistë me përfaqësuesen e Ukrainës.
Nuri i lojtarëve sipas klubeve dhe kombëtareve

- 13 Bajern Mynih (8 Gjermani, 2 Kroaci, 1 Francë, Holandë, Ukrainë)
- 11 Real Madrid (5 Spanjë, 3 Portugali, 2 Gjermani, 1 Francë)
- 10 Dinamo Kiev (9 Ukrainë, 1 Kroaci)
- 9 Çelsi (4 Angli, 2 Spanjë, 1 Çeki, Francë, Portugali)
- 8 Borusia Dortmund (4 Gjermani, 3 Poloni, 1 Kroaci)
- 8 Barcelona (7 Spanjë, 1 Holandë)
- 8 Mançester Siti (3 Angli, 2 Francë, 1 Spanjë, Itali, Holandë)
- 8 Shakhtar Donetsk (5 Ukrainë, 2 Kroaci, 1 Çeki)
- 8 Zenit Shën Petersburg (7 Rusi, 1 Portugali)
- 7 Arsenal (2 Angli, 1 Çeki, Francë, Gjermani, Holandë, Poloni)
- 7 CSKA Moskë (5 Rusi, 1 Çeki, Suedi)
- 7 Juventus (7 Itali)
- 7 Liverpul (4 Angli, 1 Danimarkë, Spanjë, Holandë)
- 7 Mançester Junajtid (4 Angli, 1 Danimarkë, Francë, Portugali)