e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Nani kunder kritikave: Jemi futbolliste, jo makina

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nani kunder kritikave: Jemi futbolliste, jo makina
Luis Nani u trondit, por edhe u befasua fare nga kritikat që u bënë kundër Portugalisë pas ndeshjes me gjermanët, që luzitanët e humbën minimalisht 1-0. 25-vjeçari Mancester Junajtid ka qenë i dënuar të ishte pjesë e një shfaqjeje të paefektshme kundër Gjermanisë, edhe pse kishte qenë duke luftuar me një dëmtimi në këmbë. Nani ka pranuar se është i hutuar, por jo i habitur nga kritikat që pasuan ndeshjen e parë të kombëtares së tij në finalet e “Euro 2012”.

Madje ai insiston se mediat duhet të tregojnë mirëkuptim më shumë kur bëhet fjalë për lojtarë të dështuar apo që shkëlqejnë, sepse ky përfundim nuk mund të nxirret pas një ndeshjeje të vetme. “Unë nuk mendoj se çfarë thonë të tjerët, – ka thënë 25-vjeçari para gazetarëve në një konferencë për shtyp të hënën. – Është normale që kritikat të mos mungojnë për disa kohë, por besoj e dini se është më e lehtë për të kritikuar sesa për të ndihmuar. Unë thjesht mendoj për ekipin kombëtar: në qoftë se mund t’i japim popullit tonë gëzim, të gjithë jemi të mirë, por nëse nuk mundëm ta bënim këtë ndaj Gjermanisë, kjo do të thotë se kemi nevojë të japim më të mirën. Vetëm mos harroni se edhe ne jemi njerëz, nuk jemi makina.”

Është sugjeruar se Nani të mund të shfrytëzohet më mirë në qendër, por vetë ai shpjegoi se gjithmonë ndihet më rehat kur luan në një terren të gjerë. “Unë jam lojtar krahu, por kur jam në fushë mendoj vetëm se si mund ta ndihmoj ekipin, pak rëndësi ka se ku më aktivizon trajneri, – thotë ish-lojtari i Sportingut të Lisbonës. – Kam luajtur ndonjëherë edhe në mesfushë, ku jam ndier mirë edhe atje. Pozicioni im është afër vijës anësore, është vendi ku unë do të vazhdoj të luaj, edhe pse trajneri vendos për këtë. Gjermania iku, tashmë të mendojmë për Danimarkën, një kundërshtar që e tregoi veten edhe në ndeshjen e parë. Danezët do të luajnë me shumë mençuri ndaj nesh, ndaj do të kemi nevojë për të krijuar hapësira të shumta, të lëvizim sa më tepër të jetë e mundur për të gjetur rrugën e golit.”