E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

NBA: Miami ne finale

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
NBA: Miami ne finale
Miami Heat ka arritur në finalet e përgjithshme të NBA-së për të tretën herë radhazi pas një fitore 99-76 në ndeshjen e shtatë të finaleve të Konferencës Lindore përballë Indiana Pacers. Disfata në ndeshjen e gjashtë ndaj Indianës, vendosi në pikëpyetje formën e yjeve të Miamit, si Dwyane Wade dhe Chris Bosh, por ata u treguan vendimtar kur ishte e paevitueshme, së bashku me të pazëvendësueshmin, Le Bron James.

James, i shpallur MVP i sezonit, shënoi pikët më të larta në ndeshje, 32, Wade shënoi 21 pikë ndërsa Bosh ishte lider në mbrojtje duke vjedhur tetë topa. Në finalen e madhe të NBA-së Heat do të përballen me San Antonio Spurs, me serinë e ndeshjeve që fillon të enjten në Miami.