'Danke' Jupp Heynckes! Rummenigge: Jupp, kontributi yt nuk lahet as me ar!
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri i Bayernt te Mynihut, Jupp Heynckes, pritet te jape sot nje konference per shtyp direkt nga “Allianz Arena” rreth ores 12.00, sa i takon largimit te tij nga drejtimi i klubit me perfundimin e kontrates. 67 vjeçari mori drejtimin e gjigantit bavarez më 2011 pas largimit të Louis van Gaalit dhe u konfirmua në detyrë për sezonin e ri në përfundim të të cilit tashme, i skadon kontrata me Bayernin ne fund te ketij muaji. “Të jemi të sinqertë, kontrata ime skadon më 30 qershor 2012. Atëherë do të përfundojë një tjetër fazë e jetës. Nuk jam 37 vjeç. Duhet të shohim nëse klubi do të kërkojë një trajner më të ri. Në Bayern një gjë është e rëndësishme: suksesi”, deklaroi Heynckes për Suddeutsche Zeitung disa kohe me pare. Nderkaq, vete Rummenige u shpreh per Heynckes ne kuader te ketij largimi: Jupp, kontributi yt nuk lahet as me ar, me ikjen tende, po humbasim nje mik te madh!