e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mourinho firmos per 4 vjet me Chelsea-n: Tani jam njeri prej jush

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mourinho firmos per 4 vjet me Chelsea-n: Tani jam njeri prej jush
Jose Mourinho firmosi kontratë katërvjeçare me skuadrën e Chelsea-t për të shënuar rikthimin e bujshëm në Londër, pas asaj të periudhës 2004-2007.Ai iu drejtua tifozëve të Chelsea-t drejtpërdrejt përmes kanalit televiziv të klubit.  “Tani mund të them se jam një prej jush. Në futboll unë kam dy pasione të mëdha, Interin dhe Chelsea-n dhe tani kjo skuadër është më shumë se e rëndësishme për mua”, deklaroi ‘Special One’.

“Ishte shumë, shumë e vështirë kur drejtoja Interin kundër Chelsea-t, por këtë e bëra vetëm dy herë, që nuk ishte edhe aq keq. Tani premtoj të njëjtat gjëra që kisha premtuar në vitin 2004, me diferencën që jam një njeriu juaj”, përfundoi Mourinho.