Myler arrin Mylerin: Mendova se çava rrjetën
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nga goli me roveshatë ndaj Darmshtadit, në një gol klasik kundër Juves. "Goli vlen njëlloj, nuk do të mërzitesha po t'i shënoja Juventusit një gol të shëmtuar", thoshte me humorin e tij të zakonshëm Tomas Myler përpara ndeshjes kur u pyet nëse do tentonte t'i realizonte Bufonit një tjetër gol spektakolar.
Por goli i 34-ët i bomberit, i cili iu bashkua legjendës Gerd Myler në listën e shënuesve më të mirë gjermanë në Champions, në minutën e 13-të humbi një rast vetëm 5 metra përballë Bufonit.
E ndieni barazimin 2-2 si një humbje?
Kur kryeson 2-0 dhe në fund barazohesh, nuk ndihesh mirë. Por po të analizosh objektivin, i cili ishte të merrnim një rezultat pozitiv për ndeshjen e kthimit, atëherë është pozitiv. Natyrisht që në Champions është gjithçka e mundur. Do të ketë një kërcim edhe më të nxehtë në Mynih, por ne ndihemi shumë mirë për ndeshjen e kthimit.
Kaq shumë zhurmë kishte në "Juventus Stadium", sa jeni ngjirur?
Unë flas gjithnjë shumë. Prandaj, më duhen minimalisht dy ditë kohë pas ndeshjes. Në të ardhmen do t'i ndërpres intervistat.
Si e vlerësoni ndeshjen?
Kur je duke fituar 2-1, është normale që të mbrohesh. Juve tentoi topat e gjatë dhe fitoi disa duele ajrore. Në pjesën e dytë, u treguan më dominues. Pas golit të barazimit, ne nuk kaluam një moment të qetë. Por do ishte qesharake sikur Juve të luante në shtëpinë e saj në mbrojtje për 90 minuta. Prandaj, në përgjithësi, ishte një paraqitje e mirë, nga e cila morëm një rezultat shumë pozitiv për ndeshjen e kthimit. Prisni që Juve ta ndryshojë planin e lojës në ndeshjen e dytë? Unë nuk mendoj se ata do ndihen komodë duke u mbrojtur me 10 veta, por sinqerisht nuk besoj se do të ndryshojnë shumë.
Ju humbët një rast të pastër për të shënuar golin e 1-0. Çfarë ju kaloi në mendje në ato çaste?
Ishte një moment komik. Mendova natyrisht që tani do ta çaj rrjetën. Topi erdhi tërthorazi dhe unë duhet thjesht ta shtyja. Nuk e di nëse vrapova pak më përpara se ç'duhej dhe topi m'u largua duke mos pasur mundësi ta dërgoja në rrjetë. Duhet ta shoh edhe një herë rastin. Gjatë lojës nuk mendoja se mund ta kisha goditur me të parën. Megjithatë, ai ishte një rast që duhej shënuar. Kaq të lirë në zonën e Juves e gjen veten shumë rrallë. U zemërova shumë me veten.
Por ju e gjetët golin ashtu si Robeni. Më në fund?
Ishte një gol shumë i rëndë- sishëm për të. Por Roben ka luajtur gjithnjë mirë dhe ka ndihmuar skuadrën edhe kur nuk ka shënuar.
Si ishte për ju të ritakoheshit me Manxukiçin?
Ne e njohim stilin e tij të lojës (qesh). Kemi kaluar shumë suksese së bashku, kështu që çdo gjë ishte paqësore. Ai është djalë i mirë, por edhe kundërshtar i vështirë. Më shumë nuk dua të flas.