e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Atanda: Skënderbeun e kapim, ja pse zgjodha Partizanin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Atanda: Skënderbeun e kapim, ja pse zgjodha Partizanin
I ardhur në merkaton e dimrit te Partizani, nigeriani Sodiq Atanda ka rezultuar si një nga përforcimet më të mira pasi menjëherë ka fituar besimin e drejtuesve të ekipit. Gjatë një koference për shtyp, ai tregon pse zgjodhi Partizani si dhe flet për rivalët.
atanda
"Kam ardhur tek Partizani për të realizuar objektivat e klubit , e dija që momenti im do të vinte dhe jam i lumtur që kam fituar një vend titullari. Kudo ku kam luajtur në karrierën time kam qenë titullar.
Jam përpjekur të jap maksimumin për skuadrën, dhe traineri e ka vlerësuar performancën time. Në futboll duhet të japësh maksimumin tënd në momentin që të jepet shansi. Unë dhashë 100%-shin tim kur mu dha ky shans.
Mendoj se deri më tani kam bindur në fushën e lojës dhe në skuadër ka mjaft konkurencë. Në skuadër ndjehem mjaft mirë ,kjo pasi shkojmë shumë mirë me njëri tjetrin. Zgjodha Partizanin sepse është një klub me emër të madh dhe i mirëorganizuar.
E kisha menduar prej kohësh në përfundim të kontratës me klubin e Apolonisë, nëse nuk do të trasferohesha jasht shqipërisë, në kampionatin shqiptar zgjedhja ime do ishte padiskutim Partizani. Tashmë jam pjesë e këtij klubi të madh në Shqipëri dhe kjo më motivon edhe më shumë të përmirësohem profesionalisht.
4 pikët diferencë nga Skënderbeu, mendoj se janë të rekuperueshme, por ne duhet të bëjmë më të mirën tonë për të mos gabuar dhe të shpresojmë deri në fund te titulli kampion. Këtë të shtunë luajm në trasfertën e Pukës një përballje ku sigurisht synojmë të marrim 3 pikët.
Më pas do të luajmë derbin me Tiranën. Një përballje e cila do të jetë mjaft e nxehtë pasi luajnë 2 skuadrat e kryeqytetit. E njoh skuadrën e Tiranës sepse kam luajtur ndaj saj kur isha pjesë e Apolonisë. Ne do bëjmë të pamundurën ta fitojmë këtë takim pasi e di mjaft mire çdo të thotë për tifozerinë ky 90 minutësh", ka deklaruar Atanda.