Myler: Anglinë e mundim, Shvajni na duhet për trofeun
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Anglia do jetë rivali i parë i Gjermanisë për këtë vit. Protagonist për këtë duel pritet të jetë edhe Tomas Myler.
Mesfushori bavarez është shprehur optimist gjatë konferencës ku pohon se shënjestra e tyre është ta rrëzojnë nga froni Spanjën.
Myler, si është gjendja e kombëtares për ndeshjet e para të vitit të Europianit?
Natyrisht që sytë i kanë të gjithë në Francë. Nuk jemi parë që nga nëntori i vjetshëm. Rëndësi ka që stërvitemi bashkë dhe jemi fokusuar për dy ndeshjet e para.
Sa vlerë kanë këto dy teste, ndaj Anglisë dhe Italisë?
Kemi kundërshtarë të fortë. Kjo na bën mirë. Europiani nuk do të ketë ndikim aspak në rezultatin i dy takimeve. Pozitive për ne është që kemi unitet dhe kualitet në ekip pavarësisht disa largimeve. Duam të tregojmë që jemi më mirë se rivalët.
Çfarë rezultate prisni në këto dy teste?
Çdo lojtar i kombëtares sonë futet në fushë për të fituar. Jemi kampionë bote në fuqi dhe këtë mantel duhet ta respektojmë. Kjo na bën të jemi edhe më të sulmuarit në botë. Këtë herë shoh Spanjën të sulmuar nga ne si kampione Europe. Synimi ynë është të rrëzojmë ata nga froni.
Ju shqetëson dëmtimi dhe mungesa e Shvajnshtaigerit?
Natyrisht që është fatkeqësi për të dhe për ne. Që në stërvitjen e parë u dëmtua sërish. Për fat të mirë ka kohë të mjaftueshme për t'u rikuperuar deri në Europian. Kapiteni duhet të jetë në bord për të fituar trofeun. Ai do të na vijë në ndihmë qoftë që në ndeshjen e parë, apo të tretë. Shvajni e faktoi në Botëror.
Si e gjykoni situatën kritike të Mario Gëces?
Në parim rëndësia e një lojtari duket në ndeshjet aktuale dhe nuk duhet krahasuar me të shkuarën. Gëce ofron kualitetin e tij në fushë që për mua ka rëndësi të veçantë. Situata te Bajerni nuk duhet ngatërruar me këtë të kombëtares.
Te Bajerni luajnë 11 lojtarë dhe për 3-4 pozicione janë 8 futbollistë cilësorë në dispozicion. Flas shpesh me Marion dhe nuk më ka thënë që s'është i lumtur. Nuk jam agjenti i tij, por do të më pëlqente të qëndronte.
