e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Holanda me rezerva kundër Francës

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Holanda me rezerva kundër Francës

Për nder të legjendës Johan Krujf, ndeshja miqësore mes Holandës dhe Francës do ndërpritet në minutën e 14-të për të mbajtur një minutë heshtje.

105842269-d3c8b073-853d-4ae5-a031-4ad4f199cd19Ky është vendimi zyrtar i Federatës Holandeze të Futbollit një ditë para ndeshjes. Legjenda e Holandës ka mbajtur veshur me vite të tëra fanellën numër 14 të kombëtares.

Miqësorja Holanda vjen në këtë miqësore pas zhgënjimit në Botërorin 2014, si dhe pas katastrofës gjatë eliminatoreve të Europianit 2016. "Tulipanët" luajnë për statistikë dhe pa asnjë presion.

Ndërsa Franca kërkon të rigjejë formën e duhur për në Europian. Trajneri i Holandës, Dani Blind, do t'i besojë gjeneratës së re në këtë test duke e ndërthurur me eksperiencën e Uesli Shnajder dhe Klas-Jan Huntelar, ndërsa kapiteni Roben do mungojë.

Van Persi, De Jond dhe Van der Vart janë lënë jashtë nga Blind. "Situatën tonë e krahasoj me atë të Belgjikës. Trajneri do gjejë balancat mes të rinjve dhe veteranëve për të ndërtuar ekipin e së ardhmes për në 'Rusi 2018´", deklaroi Shnajder.

Ndërsa trajneri Deshamp e sheh si një test të rëndësishëm për Europianin. "Futbolli holandez ndodhet në shok pas humbjes së legjendës Krujf dhe do luftojnë për të. Ne kemi respekt dhe primar nuk është rezultati, por paraqitja e lojtarëve", u shpreh Deshamp.