e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Del Boske habitet: Italia na vodhi zotërimin e topit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Del Boske habitet: Italia na vodhi zotërimin e topit

Visente Del Boske nuk është i kënaqur nga ndeshja e djeshme, me trajnerin e Kombëtares së Spanjës, i cili priste më shumë, sidomos në zotërimin e topit.

Vicente del Bosque looks on in despair during Spain's 2-0 defeat by Chile in the World Cup."Nuk mund ta mohoj se Italia na vuri përpara, krijoi më shumë raste sesa ne, ndonëse në disa pjesë të ndeshjes edhe ne reaguam mjaft mirë. De Gea nuk vuajti shumë në pjesën e parë, por në të dytën pati pak më shumë punë.

Por ajo që nuk më pëlqeu, është fakti që humbëm zotërimin e topit. Nuk e prisnim që Italia të na e 'vidhte' atë dhe pikërisht aty çaluam.

Morata, më i miri? Po, Alvaro bëri një punë fantastike, por më pëlqeu edhe Aduriz, sepse tregoi edhe një herë se është një bomber zone.

Kemi ende punë për të bërë, ndonëse disa gjëra duhet t'i ndryshojmë. Europiani po afron dhe shpresojmë që në Francë të shkojmë në një formë të mirë, sepse këtë herë do të jetë shumë e vështirë për të mbrojtur fronin.

Kasijas në stol, De Gea titullar? Kam luksin që të kem dy portierë shumë të fortë, por duke parë rëndësinë e ndeshjes, vendosa të zgjedh De Gean në fund.

Ndoshta Ikeri do luajë të dielën, - nënvizon trajneri i Spanjës, i cili e mbyll me humor, duke treguar përplasjen që pati me anësorin. - Përplasja që më dha anësori?

Fatmirësisht nuk humba asnjë pjesë në fushë. Por, pas këtij episodi, u jap të drejtë totalisht arbitrave të katërt kur na kërkojnë me këmbëngulje që të rrimë ulur në pankinë...".