Konte: Donim të fitonim, por më mirë e bëjmë në Francë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Është një Konte i kënaqur ai që pre zantohet përpara mikrofonave pas ndeshjes së miqësores së "Friuli"-t me Spanjën.
Trajnerit të Italisë i vjen keq vetëm që goli i Insinjes nuk i mjaftoi për të arritur një fitore të madhe ndaj kampionëve të Europës, e cila do t'u jepte një shtysë morale italianëve përpara turneut të Francës. "Doja të fitoja. Sa keq që pësuam një gol nga goditja standarde.
Por dakord edhe kështu, edhe pse ai ishte në pozicion jashtë loje. Na kishte ndodhur edhe në ndeshjen kundër Rumanisë, por kjo ishte një sfidë më e mirë.
Përveç golit të pësuar, treguam një sjellje të mirë në fushë dhe unë mora përgjigjet që kërkoja kundër një skuadre të fortë si Spanja", ishin fjalët e komisarit teknik të "axurrëve".
46-vjeçari u ndal të vlerësonte edhe shpirtin e këtij grupi përpara kompeticionit më të rëndësishëm kontinental, madje duke u bërë edhe një premtim italianëve për rezultatin e skuadrës në Francë:
"Tani duhet të vazhdojmë që të punojmë të përulur, duke u mbështetur tek entuziazmi dhe vullneti i këtyre djemve, nga i cili unë nuk kam asgjë për të kritikuar.
Unë mund t'i siguroj të gjithë italianët se ne do të jemi një skuadër. Ky është një grup i shkëlqyer djemsh pozitivë, të cilët e duan këtë fanellë dhe kanë shumë dëshirë për të luajtur për Italinë. Për këtë duhet të jemi të qetë.
Në Francë do të kërkojmë të bëjmë më të mirën e mundshme. Këto ndeshje shërbejnë edhe për të rritur nivelin ndërkombëtar të disa lojtarëve të rinj".
Në fund dhe një mendim për autorin e golit: "A e ndryshoi fatin e ndeshjes Insinje? Po, por nuk është se Eder luajti keq përpara tij".