Muriqi nuk di të ndalet, kap kreun e golashënuesve
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Vedat Muriqi është duke kaluar një moment mjaft pozitiv me skuadrën e tij Giresunspor në ligën e dytë të kampionatit turk.
Ish-futbollisti i Kombëtares Shpresa ka arritur që të gjejë sërish rrugën e rrjetës dhe e ka ndihmuar ekipin e tij për të marrë 3 pikë të vlefshme me synimin për t'u ngjitur në elitën e futbollit turk.
Ky ishte goli i 13-të për Muriqin, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe renditet i pari në listën e golashënuesve të këtij kampionati.
Muriqi bashkëkryeson me sulmuesin Pote. Pak kohë më parë, shqiptari krijoi një çështje dhe tha se Kombëtarja e Turqisë ishte interesuar për ta ftuar dhe po punonte për ta pajisur me pasaportë, ndërsa me kuqezinjtë duket se Muriqi nuk ka shumë shanse për t'u ftuar.