e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Dopietë, por me De Biazin nuk vjen në Kombëtare

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Dopietë, por me De Biazin nuk vjen në Kombëtare

Shani Tarashaj ka shënuar dy gola në fitoren 3-0 të Grasshopersit përballë Sionit. Futbollisti me origjinë shqiptare është një nga më të mirët në skuadrën e tij dhe në merkaton e janarit kartoni i tij u ble nga Evertoni.tarashaj Këta të fundit vendosën ta huazonin te Grasshopers dhe Tarashaj është duke shkëlqyer dhe ka shënuar 10 gola në këtë sezon të kampionatit zviceran.

Megjithatë, 21-vjeçari duket se ka shumë pak shanse për të qenë pjesë e Kombëtares shqiptare, për aq kohë sa është trajner Xhani De Biazi. Ky i fundit ka thënë më parë se ka komunikuar me Tarashajn, por futbollisti nuk shfaqi interes për të luajtur me kuqezinjtë. Trajneri i Kombëtares i ka mbyllur të gjitha dyert Tarashajt.