Ergys Kaçe me menaxher të ri, është kompania e Nojerit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ergys Kaçe nuk është më vetëm në çështjet ligjore dhe në bisedimet për të ardhmen e tij. Pas divorcit me grekun Evangelopulos, mesfushori i Kombëtares shqiptare ka gjetur një tjetër agjent.
Në fakt, nuk bëhet fjalë për një individ, por për një kompani prestigjioze gjermane "PROP Profil UK Sports Management".
Lajmin e bëjnë të ditur mediat greke që shkruajnë se shqiptari tani ka një përfaqësues për të folur me PAOK-un apo klubet e tjera që kanë shfaqur interes për të.
Interesant është fakti se e njëjta kompani ka në menaxhim edhe lojtarë të njohur si Manuel Nojer dhe mesfushorin Shinji Kagaua.
Ergys Kaçe ka mundësinë e artë që të përfaqësohet denjësisht dhe të vendosë me qetësi për të ardhmen e tij. Me shumë mundësi, ai do të largohet nga PAOK-u në verë.