e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Lufta e premiove, Gjici ka gati 20 milionë lekë për fitoren

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lufta e premiove, Gjici ka gati 20 milionë lekë për fitoren

Presidenti i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici, ka vendosur të motivojë futbollistët e tij në prag të ndeshjes ndaj Partizanit, që do të luhet në transfertë. Dy ditë më parë, numri një i verilindorëve kishte shpërblyer skuadrën me 10 milionë lekë premio për kualifikimin ndaj Teutës.gjici Burime të besueshme pranë nënkampionëve kanë bërë me dije se në rast fitoreje në ndeshjen e sotme ndaj Partizanit, Gjici do të japë 20 milionë lekë të vjetër premio për ekipin.

Me sa duket, mes dy presidentëve ka edhe një garë sa i takon shumave me të cilat po motivojnë lojtarët e tyre, pasi edhe drejtuesit e kuq kanë vendosur që të shpërblejnë ekipin me 15 milionë lekë të vjetër për fitoren në tri ndeshjet e radhës, duke përfshirë edhe atë me Partizanin.

Skuadra - Futbollistët e Kukësit janë grumbulluar pasditen e djeshme në një nga hotelet e zonës së Saukut në kryeqytet në pritje të takimit ndaj Partizanit që do të luhet sot në stadiumin "Qemal Stafa", në orën 18:00. Stafi teknik ka menduar që ta ketë skuadrën të bashkuar në pritje të këtij takimi, ndërsa trajneri Duro do të ketë mundësi t'u japë lojtarëve të tij këshillat e fundit përpara zhvillimit të sfidës