Flamurtarit i anulohet gol, pozicion jashtë loje i paqenë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ndeshja mes Flamurtarit dhe Vllaznisë ka qenë e qetë për sa i përket sjelljes së lojtarëve në fushën e lojës. Megjithatë, ka pasur dy momente në të cilën pamjet filmike tradhtojnë gjyqtarët që kanë ndërprerë dy aksione të Flamurtarit pa të drejtë.
I pari është i minutës së 11-të, kur Zhoao Da Silva merr një pasim nga qendra e mesit të fushës në formën e një asisti, por anësori ka gabuar duke akorduar pozicion jashtë loje. Të gjithë lojtarët vlonjatë në aksion kanë qenë në pozicion të rregullt.
Momenti i dytë është ai në të 65-ën kur Lushtaku jep asist për Alvesh, i cili del i vetëm përballë portierit, e driblon, edhe pse Dragojeviç e godet me takë gjatë ndërhyrjes dhe shënon, por aksioni është ndërprerë për pozicion jashtë loje. Në të vërtetë, braziliani është nisur në pozicion më se të rregullt dhe mund të kishte edhe një tjetër vendim për ndërhyrjen e portierit.