e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mungon me Kukësin, Mentor Mazrekaj u ruajt për derbin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mungon me Kukësin, Mentor Mazrekaj u ruajt për derbin

Mazrekaj perballe BakajtMentor Mazrekaj do të jetë gati për Partizanin, për ndeshjen ndaj Tiranës. Burime të besueshme pranë të kuqve kanë bërë me dije se lojtari ka pasur një takim me trajnerin Agostineli dhe mjekët e ekipit dhe pasi është vlerësuar masa e dëmtimit të tij, është vendosur që ai të lihet pushim për ndeshjen e Kupës dhe të kampionatit, në mënyrë që të jetë gati për takimin ndaj Tiranës, i cili do të luhet pas dy javësh.

Nëse mesfushori do të kishte sakrifikuar, duke bërë gjilpëra dhe të luante në përballjet që Partizani ka, atëherë gjendja e tij fizike do të përkeqësohej dhe ai mund të mungonte deri në fund të sezonit. Mungesa e Mazrekajt në formacionin e Partizanit është ndier mjaft dhe një gjë të tillë e ka pranuar edhe trajneri Agostineli. A

ktualisht, mesfushori është në periudhë rikuperimi dhe parashikohet që të jetë gati për takimin ndaj Tiranës, si një forcë më shumë në mesfushën e kuqe. Derbi është një ndeshje me rëndësi të veçantë te Partizani, në drejtimin tifozerik, sidomos pas përplasjeve të fundit që tifozët kanë pasur mes tyre në kryeqytet dhe Mazrekaj është një nga lojtarët që ka shënuar në këto sfida.