e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Murinjo tallet me Zeman: Kush eshte, ku luan? Do informohem ne Google

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Murinjo tallet me Zeman: Kush eshte, ku luan? Do informohem ne Google
Hoze Murinjo duket se nuk ka ndërmend të ndalet para askujt me polemikat e tij. Këtë radhë ai është kapur me trajnerin e ri të Romës, Zdenek Zeman, që kishte deklaruar pak më parë, se Murinjo është një trajner mediokër.

“Kushështë Zeman, nuk e njoh? Ku luan? Për fat jam me pushime dhe kam kohë, po shkoj të informohem në Google”, ka ironizuar Murinjo trajnerin çek.

Zeman kishte deklaruar për France Football, se “Interi i Murinjos mendonte vetëm sit ë pengonte kundërshtarët të luanin.

“Unë respektoj mendimet e të gjithëve, edhe të Zeman.Pokush është ky? Është trajneri i Romës? Nuk e dija. Do të informohem çfarë ka bërë dhe çfarë ka fituar në karrierën e vet”, vijon ironinë e tij Murinjo.

Në fund, ai ka shprehur fjalë të mira për trajnerin e kombëtares italiane, Çezare Prandeli, duke thënë se ka krijuar një ekip që luan mirë. Por, sipas tij, me Anglinë duhet të ketë kujdes, pasi është një ekip i rrezikshëm dhe pragmatist.