'Kurre te Reali, Barca eshte si shtepia ime'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ylli argjentinas i Barcelonës, tri herë radhazi fitues i “Topit të Artë”, Lionel Mesi, një figurë udhëheqëse e “Betejës së Yjeve”, që do të mbahet të enjten në Bogota, tha se dëshiron ta luajë edhe pjesën e mbetur karrierës së tij në “Kamp Nou”, me ekipin aktual, ndërkohë që ka hedhur poshtë çdo mundësi për të luajtur me Real Madridin. “As e çoj nëpër mend, për asnjë mënyrë nuk do të kaloja te Real Madridi. Barcelona është shtëpia ime dhe karrierën si futbollist dua ta përfundoj aty. Do të jap gjithçka, sa të mundem, atje, ndoshta deri sa të dal në pension. Të paktën unë shpresoj kështu,” – tha Mesi në një konferencë shtypi.
Kapiteni i kombëtares së Argjentinës iu referua gjithashtu produktit triumfues me trofe dhe futbollit të bukur të Pep Guardiolës, por foli edhe rreth ardhjes së trajnerit të ri, Tito Vilanova, në stolin e Barcelonës. “Ne jemi shumë të kënaqur që Tito zëvendësoi Guardiolën. Vilanova është dikush që ne e njohim dhe na njeh shumë mirë, e dimë se si do të punojë në të njëjtën mënyrë si Guardiola. Pa dyshim, si ndihmëstrajner i Barcelonës në këto vite, ai është pjesë e suksesit dhe progresit të Pep Guardiolës, ndërsa tani si trajner i parë, Tito nuk do të ndryshojë shumë. Mënyra se si do të punojmë dhe gjithçka tjetër do të jetë e ngjashme,” – tha ai.
Sulmuesi argjentinas shprehu gjithashtu kënaqësinë me rezultatet dhe golat që po shënon për kombëtaren e vendit të tij, me të cilën shpreson të bëjë shumë gjëra. “Unë dua të fitoj sa më shumë me ekipin tim, të fitoj përsëri ato trofe që tashmë i kam fituar një herë. Për fat të mirë kam qenë në gjendje për të shënuar gola edhe me ekipin kombëtar në kualifikuese”, – ka thënë Mesi, duke pranuar se për disa kohë nuk kishte ecuri pozitive me Argjentinën.
Në lidhje me miqësoren e nesërme në ‘El Campin’, stadiumin në Bogota, Mesi tha se kjo është një mundësi e mirë për të ndihmuar në Kolumbi. “Ne kemi bërë disa nga këto lloj ngjarjesh në pjesë të ndryshme të botës, tani i erdhi radha Kolumbisë. Eshtë një mundësi e mirë, por edhe na pëlqente, për të ndihmuar fondacionet e tjera, njerëz të tjerë në nevojë dhe kjo është diçka që na bën të lumtur,” – tha ai.
Edhe pse nuk donte të flistë për jetën e tij private, sulmuesi më i mirë në botën e sotme tha se është i lumtur, sepse së shpejti do të bëhet baba. “Unë nuk jam duke u ndalur shumë në jetën time private, por mund t’u konfirmoj se jam shumë i kënaqur me atë që po ndodh për mua. Ne do të shohim në të ardhmen se çfarë do të ndodhë me djalin tim,” – tha ai.
Mesi ishte praktikisht lojtari i fundit që u paraqit në konferencën për shtyp të “Beteja e Yjeve”, në të cilën folën së pari teknikë si Fabio Kapelo dhe Dunga, si dhe disa nga yjet mysafirë.