e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Del Boske realist: S�e bejme dot Barcen�

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Del Boske realist: S�e bejme dot Barcen�
Spanja është viktimë e suksesit të saj dhe ju po e kryqëzoni pa të drejtë. Ndoshta njerëzit kanë harruar ta vlerësojnë këtë skuadër për atë që ajo është. Mos na kërkoni të luajmë si Barcelona apo Reali që ndeshen me Saragozën dhe Marjokën. Në këtë turne disniveli i skuadrave është thuajse minimal. Janë vetëm 6 ndeshje dhe nuk ka kohë për të korrigjuar”. Kritikat e ashpra të mediave, pas lojës së shëmtuar të kampionëve të Evropës me Kroacinë, kanë sjellë dhe reagimin me të njëjtën monedhë të Visente del Boskes vetëm 24 orë pas kualifikimit të skuadrës së tij në çerekfinale.

Trajneri i “furive të kuqe” ka mbrojtur skemat e tij, por pranoi njëkohësisht se e kupton që jo të gjithë janë dakord me to: “Unë nuk mendoj se ne bëmë një ndeshje të keqe me Kroacinë. Është e vërtetë që vuajtëm në këtë ndeshje, por ky duel ishte ngarkuar shumë emocionalisht dhe me rrethana të jashtme që nuk kishin të bënin me luftën sportive. Veç një gjuajtje të Rakitiçit dhe Srnasë, unë nuk e pashë skuadrën të vihej në vështirësi në mbrojtje, megjithatë ju i shikoni dhe analizoni gjërat vetë. Ndoshta pritshmëritë për ne janë gjithnjë të larta dhe njerëzit nuk do të arrijnë kurrë që të kënaqen. Ne jemi bërë nga të varfër në të pasur shumë shpejt dhe ndoshta njerëzit nuk e vlerësojnë atë që kanë”. Ish-teknikut 61-vjeçar të Realit të Madridit, i është bërë presion të mos e lërë në stol Fabregasin, i cili ka bërë paraqitje pozitive sa herë ka luajtur. Edhe pse Navas e zgjidhi ndeshjen me golin e tij të vonë, Del Boske nuk dëshiron të përmendë emra të përveçëm.

“Futbolli është një debat që nuk do të përfundojë kurrë. Jo më kot kemi marrë 23 lojtarë në këtë Evropian. Të gjithë për mua janë njëlloj të rëndësishëm. Të mbrosh titullin është një detyrë e vështirë, shumë madje. Janë vetëm pak ndeshje dhe nuk është një kampionat me 38 javë ku, nëse ne do të ishim Barcelona apo Reali, do të kishim kohë të korrigjonim. Duhet ta pranoni edhe fitoren pa impresionuar në lojë”, – përfundoi Del Boske.