Murinjo: E merituan fitoren, permbysja s’eshte e pamundur
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Zhoze Murinjo i ka kursyer ironitë apo justifikimet pas humbjes kundër Borusias së Dortmundit, duke përgëzuar rivalët gjermanë për paraqitjen e zhvilluar. “Fitoi skuadra më e mirë. E merituan plotësisht këtë rezultat, sepse ishin superiorë në fushën e lojës. Kur ndodh që të humbasim padrejtësisht, nuk nguroj ta them një gjë të tillë. Por, sot (dje) ne zhgënjyem me paraqitjen tonë”, – tha portugezi.
“Dortmundi arriti të fitojë çdo dyluftim për topin e parë ose të dytë. Ata ishin më të saktë në ushtrimin e presingut dhe mbi të gjitha bënë diferencën në duelet një për një. Rezultati e tregon qartë superioritetin e tyre”, – shtoi ai. Sa i përket ndeshjes së kthimit, Murinjo u shpreh: “Është shumë e vështirë që ta përmbysim, megjithatë është detyra jonë që ta provojmë e të shpresojmë. Mund të bëjmë një paraqitje më të mirë. Asgjë nuk është e pamundur në futboll”.
Çelsi - Në fakt, media gjermane ka bërë me dije se trajneri i Realit do largohet nga detyra në muajin qershor dhe do zyrtarizojë rikthimin te Çelsi. Mësohet se goditja e tij e parë do jetë Radamel Falkao.