De Biazi ofensive per talente
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Xhani De Biazi kërkon lojtarë të rinj për ekipin kombëtar. Prej ditësh ai ka nisur një ofensivë tjetër për të marrë të tjerë kosovarë në skaudër. Edhe pse deri tani ka grumbulluar më shumë se 40 futbollistë, nga të cilët gati gjysma për herë të parë, përsëri italiani kërkon ta forcojë skuadrën duke piketuar lojtarë, kryesisht kosovarë të lindur dhe rritur jashtë. Bëhet fjalë për Adnan Januzajn, Alban Bunjakun, Ili Azemin etj, të cilët luajnë në ligat e para evropiane dhe janë në një moshë fare të re e premtuese.
Shumë prej tyre janë në skuadrat e dyta të klubeve më në emër, siç është Januzaj te Mançester Junajtid, por që vështirë se do pranojë të luajë për Shqipërinë këtë periudhë. Bunjaku ka shanse, ashtu sikurse dhe Azemi, pavarësisht se ky i fundit ka refuzuar para disa kohësh që të luajë hë për hë për Shqipërinë.