Brigel: Shqiperia ka shanse kualifikimi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ish-trajneri i Shqipërisë, Hans Peter Brigel mendon se Shqipëria ka shanse për t’u kualifikuar në botëror. Edhe pse një gjë të tillë ai nuk e bëri dot, e mendon për Shqipërinë Xhani De Biazit. Brigel, gjithashtu ka hedhur poshtë edhe idetë e trajnerit të Gjermanisë për një grup eliminator mes kombëtareve të vogla. Trajneri i përfaqësueses gjermane, Joachim Loeë, ka deklaruar se për ndeshjet eliminatore për kampionatet botërore apo evropiane të futbollit, për skuadrat e vogla duhet që të zhvillohet një tur paraeliminator dhe më pas skuadrat që do të mund të fitojnë të luajnë kundër skuadrave më të forta të kontinentit evropian. “Kundërshtarë si Kazakistan, Andorra, San Marino apo Luksemburg duhet të luajnë ndeshje kualifikuese dhe më pas të futen në grupet ku bëjnë pjesë skuadrat më të forta”, kishte deklaruar Loeë.
Për këtë temë ka folur dhe ish-trajneri i përfaqësueses sonë gjatë viteve 2002-2206, Hans Peter Brigel, i cili është dakord me trajnerin Loeë, por përzgjedhja duhet bërë në bazë të rezultateve. “Shqipëria nuk ishte skuadër e vogël. Kemi mundur kundërshtarë të fortë si Greqia, Suedia dhe Rusia. Unë nuk do të isha dakord me idenë për një eliminatore mes kombëtareve të vogla, pasi më parë kanë qenë shumë skuadra të vogla që nuk kanë asnjë shans për kualifikim. Më përpara ka ekzistuar Bashkimi Sovjetik dhe nuk ka pasur shumë skuadra përfaqësuese. Tani ka grupe me 6 dhe 7 skuadra. Duhet bërë një përzgjedhjeje në bazë të rezultateve.
Kjo do të ishte diçka shumë e mirë dhe për kampionatet si Bundesliga, Premier League apo Serie A. Do të kishte më pak ndeshje për përfaqësuesen. Joachim Loeë ka të drejtë. Sigurisht që vendet e vogla do të kenë probleme me diçka të tillë, por unë jam i mendimit që duhet të zhvillohet një tur paraeliminator. Unë mund të them se për një vend të vogël si Shqipëria ka shumë kuptim. Rusia ishte armiku i vendit edhe pas rënies së murit të Berlinit. Kishim llogari të hapura. Kur fituam me rezultatin 3-1 të gjithë ishin të lumtur. Kundër Greqisë në vitin 2004 ishte e pabesueshme. Të gjitha rrugët e Tiranës ishin të bllokuara. Më shumë se 1 milion njerëz ishin duke festuar.
Kemi qëndruar më shumë se 3 orë në stadium, pasi nuk largoheshim dot. Rrugët ishin të pakalueshme. Pas këtij takimi ne kemi ecur vetëm përpara. Për Shqipërinë ekziston gjithnjë mundësia për t’u kualifikuar, pasi janë një skuadër më e fortë se të tjerat. Një federatë e një vendi të vogël përfiton shumë nga një ndeshje e tillë. Kundër Francës apo Gjermanisë fiton shumë me të drejtën televizive. Nuk është për tu nënvlerësuar. Këto para investohen për të ndërtuar qendra stërvitore dhe për të përmirësuar strukturat e skuadrës. Është një zinxhir që i forcon shumë skuadrat e vendeve të vogla.
“Në shtetet e vogla kishim frikë të luanim”
Trajneri Hans Peter Brigel gjithashtu ka pranuar se ai dhe shokët e tij kur vinte fjala për takime në vende të vogla nuk është se shkonin me dëshirë. “Kishim frikë. Kundërshtarët nuk ishin të thjeshtë për tu mundur. Më parë skuadrat përfaqësuese kanë qenë më të forta. Aktualisht tani ka skuadra ku mund të fitosh me rezultat të thellë. Është më e lehtë tani. Në vitin 1984 Gjermania është kualifikuar me shumë vështirësi për në Kampionatin Evropian, pasi ka mundur Shqipërinë me rezultatin 2-1”, pohon ai.