'Jemi si Robin Hudi, u vjedhim skenen te pasurve'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Jurgen Klop është një nga heronjtë e fitores së Dortmundit, pasi ka bërë një punë mbresëlënëse. Megjithatë, ai nuk beson se fitorja 4-1 është e mjaftueshme për të menduar se e kanë siguruar kualifikimin. “Jam shumë i kënaqur nga shfaqja e dhuruar. Ishte futboll i pastër dhe i jashtëzakonshëm. Të dyja skuadrat luajtën me ritëm të lartë, por ne ishim superiorë dhe dominuam në fushë. Që të fitosh me Realin e Madridit, duhet të bësh një ndeshje të shkëlqyer dhe ne e bëmë një gjë të tillë. Në fakt, ne jemi bërë si Robin Hudi, i cili u vjedh skenën të pasurve”, – deklaroi trajneri gjerman.
“Unë kam mjaftueshëm eksperiencë dhe e di që euforia mund të na kushtojë shtrenjtë. Nuk duhet ta nënvlerësojmë ndeshjen e kthimit dhe të mendojmë se jemi në finale. Do të jetë mjaft e vështirë në Madrid dhe gjërat mund të na shkojnë keq nëse hyjmë të pamotivuar në fushë. Duhet të jemi tepër të kujdesshëm me reagimin tonë”, – shtoi ai. Në fund, i bëri një koment reagimit të tifozëve me Gëcen: “Mario bëri një ndeshje shumë të mirë dhe jam për krenar për të. Arriti ta administrojë shkëlqyeshëm presionin e krijuar. Gjithsesi, dua të falënderoj edhe tifozët që e menaxhuan mirë situatën”.