e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Morata: Levandosvki është më i forti në Europë, por në Torino e pret ferri

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Morata: Levandosvki është më i forti në Europë, por në Torino e pret ferri

Alvaro Morata, ashtu si të gjithë shokët e tij të Juventusit janë gati për duelin me Bajernin e Mynihut në Ligën e Kampioneve.

alvaro-morata-juventus_x7kiowmziiae1y1287vl09555Sulmuesi spanjoll, në pjesën e dytë të intervistës së tij për gjermanen "SportBild", ka vlerësuar rivalin e ardhshëm europian dhe lojtarët që bëjnë pjesë në të, por në të njëjtën kohë u premton atyre se në Torino do t'i presë "ferri".

Sfida me Bajernin

"Nuk e di përse, por kundër skuadrave gjermane kam gjithmonë një rendiment të lartë. Me fanellën e Realit të Madridit dhe Juventusit u ka shënuar gjithmonë atyre, Shalkes, Borusias së Dortmundit, por jam gati t'i shënoj edhe Bajernit të Mynihut.

E dimë që sivjet do të jetë shumë e vështirë, pasi po flasim për një skuadër që prej pesë vitesh dominon në Champions, por unë mund t'i premtoj se në Torino do t'i presë ferri, këtë ia garantoj. Mos harrojmë se në 9 ndeshjet e fundit në 'Juventus Stadium' kemi pësuar vetëm një gol, prandaj për ta do të jetë shumë e vështirë që të na shënojnë".

Levandovski

Shumë nga dueli me Bajernin do ta vendosin sulmuesit, por ndërsa Morata prenoton një gol, nga ana tjetër vlerëson shumë rivalin e tij, Robert Levandovskin: "Nëse nuk pësojmë në Torino, ne kemi treguar se një gol dimë gjithmonë ta bëjmë, ndonëse kundër Bajernit do të na nevojitet një sfidë perfekte si skuadër.

Mos harrojmë që përballë do të kemi një si Robert Levandovski, që për mua është sulmuesi më i fortë në Europë për momentin. Ta shohësh të luajë, për mua është gjithmonë një kënaqësi dhe nuk humb rast që ta bëj këtë".

Mungesat e bavarezëve

Në lidhje me problemet që ka në mbrojtje skuadra e Pep Guardiolës, Alvaro Morata nënvizon: "Bajerni ka një grup që do të kishte zili kushdo në Europë, por mos harrojmë se Guardiola është shumë dinak dhe me inteligjencën e tij mund të surprizojë këdo.

Por unë, duke e ndjekur Bajernin, kam parë se Kimish është një talent fantastik, i cili mikson fizikun me inteligjencën taktike. Pastaj, mos harrojmë kampionët e tjerë si Myler e Alonso, përveçse Vidalin e Komanin që i njohim mirë".

Pogba

Në fund, në lidhje me zërat e merkatos që shohin Pol Pogbanë larg Juventusit, Morata pranon: "Unë e di që ai ka disa oferta tepër të rëndësishme, m'i ka thënë vetë Pol, por më shumë se kaq nuk mund të flas.

Gjithsesi, unë dua që ai të qëndrojë bashkë me mua te Juventusi, sepse, ashtu si ai, edhe unë rilinda pasi vesha këtë fanellë".