Junajtid, 90 milionë euro për Paulo Dibalën
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Me dy klubet e Mançesterit që do të ndryshojnë trajnerët e tyre në sezonin e ardhshëm, Premier Liga parashikon lëvizje të mëdha në organikat e tyre, sidomos në radhët e Junajtid.
"Djajtë e kuq" janë në kërkim të një sulmuesi dhe me sa duket zgjedhja e tyre ka rënë mbi yllin e ri të Juves, Paulo Dibala.
Argjentinasi, i cili ka hyrë edhe në shënjestrën e Bajernit të Mynihut dhe Barcelonës, të cilat kanë bërë ofertat e para, respektivisht 60 dhe 80 milionë euro, duket se do të kenë një konkurrent më shumë, Mançester Junajtid.
Këta të fundit, të paktën duke iu bazuar medias britanike në kor, kanë nisur një sulm të frikshëm për sulmuesin 22-vjeçar, duke i garantuar Juves 65 milionë sterlina, e thënë ndryshe, 90 milionë euro, por bardhezinjtë kanë thënë jo.