e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Levandovski drejt rinovimit, Bajerni do edhe Bakën

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Levandovski drejt rinovimit, Bajerni do edhe Bakën

Robert Levandovski jep sinjale rinovimi me Bajernin. Sulmuesi polak, i cili është duke bërë sezonin e tij më të mirë në Mynih (31 gola në 31 ndeshje), pranoi për revistën "Sport Bild" se rrugët po e çojnë drejt një rinovimi, pavarësisht spekulimeve që e lidhin emrin e tij me Realin e Madridit apo Mançester Sitin.
levandovskiRinovimet e fundit të Boatengut dhe Mylerit e kanë bindur sulmuesin 27-vjeçar që të vazhdojë projektin e tij me rekordmenët e Gjermanisë në urdhrat e Karlo Ançelotit sezonin e ardhshëm.

Sipas informacioneve të "Sport Bild", menaxherët e futbollistit, Çezari Kuçarski dhe Maik Bartel, janë takuar me shefin e bordit KarlHainc Rumenige dhe atë të financave Jan-Kristian Drezen më 4 shkurt në restorantin luksoz të Mynihut, "Käfer".

Për 90 minuta aty është diskutuar zgjatja e kontratës që skadon në vitin 2019 edhe për 2 vite të tjera. Shifrat e diskutuara financiare nuk janë ende të ditura, por pas firmës Leva do të bëhej lojtari më i paguar në historinë e futbollit gjerman. Në fillim të këtij muaji, spanjollja "As" raportoi se lojtari kishte kërkuar një rrogë prej 18 milionë eurosh në sezon. Por, një gjë e tillë pritet të konfirmohet.

"E di që ka interes për mua nga klubet e huaja. Por unë do ta imagjinoja një rinovim me Bajernin, sepse kjo është një superskuadër. Kam vlerësuar projektin e skuadrës për të ardhmen dhe rinovimet e Boatengut dhe Mylerit janë një sinjal i mirë që Bajerni kërkon t'i mbajë yjet e tij, pavarësisht ofertave që vijnë nga Anglia", deklaroi sulmuesi.

Baka

Nga Italia vijnë të tjera lajme. Sipas "TuttoSport", në rast se Levandovski largohet nga Bajerni në fund të sezonit, atëherë Ançeloti ka kërkuar transferimin e Karlos Bakës nga Milani. Gjatë vizitës së fundit të trajnerit të ardhshëm, shtypi torinez pretendon se Karleto i ka dorë- zuar një listë me emra Rumeniges, mes të cilëve edhe ai i bomberit të kuqezinjve.

"Në futboll nuk i dihet kurrë ajo që do të ndodhë nesër. Veç kinezëve, në janar erdhi edhe një ofertë nga një klub i rëndë- sishëm europian", deklaroi një ditë më parë menaxheri i kolumbianit, Serxho Barila.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO