Montpellier ne kerkim te Armando Vajushit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Merkato e verës mund të përgatisë një surprizë të bukur për futbollin shqiptar dhe veçanërisht për futbollistin e kombëtares shqiptare Armando Vajushi. Për futbollistin e LItex Lovech flitet se një numër i madh skuadrash të rëndësishme europiane kanë shfaqur interes për të siguruar shërbimet e tij. Skuadra e fundit që ka shfaqur interes për 22 vjeçarin shkodran, është ajo e Montpellier. Skuadra franceze ka shfaqur interes për Vajushin dhe agjentë të saj e kanë ndjekur nga afër lojtarin në ndeshjen kundër CSKA-së së Sofjes. Lajmi bëhet i ditur nga faqja franceze “mercato365.com” sipas së cilës Montpellier do të shtojë presionin mbi skuadrën bullgare për të transferuar në Francë lojtarin shqiptar. Pavarsisht se skuadra franceze nuk është duke kaluar një moment të mirë në kampionat, aktivizimi i Vajushit në një prej ligave më të rëndësishme të Europës do të ishte një eksperinec e vlefshme për lojtarin e kombëtares shqiptare.