Mallkimi 100 vjecar qe perndjek Benfican
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Benfica nuk ka mundur të fitojë dje finalen e Europa League kundër skuadrës spnjolle të Sevillas, pasi u mposht me penallti. Kjo ishte finalja e 8 europiane që Benfica ka humbur që prej vitit 1962 kur u shpall kampione e europës. Në sezonin 1961-62 skuadra portugeze fitoj titullin e dytë radhazi kampion në Champions League në drejtimin e tranjerit të njohur hungarez Bela Guttman. Por pavarsisht suksesist të arritur, drejtuesit e Benficas vendosën të largojnë tranjerin hungarez duke mos i vazhduar atij kontratën. Guttman nuk e priti aspak mirë këtë vendim duke lëshuar një mallkim100 vjeçar mbi klubin portugez. “Pa mua Benfica nuk do të fitojë asnjë kupë për 100 vite të tjera”, kishte deklaruar Guttman. Mallkimi i tranjerit hungarez ka 52 vjet që ndjek Benfican duke humbur 8 finale europiane. Pesë finale Champions League dhe tre Europa League ka humbur Benfica përgjatë këtyr viteve. Duke qënë se mallkimit të Guttman i duhen edhe 48 vite të tjera për tu larguar, skuadrën potugeze nuk e pret një e ardhme aspak e mirë të paktën në kupat europiane.