e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

FSHF seleksionime ne Itali

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
FSHF seleksionime ne Itali

Futbollistë shqiptar të datëlindjes 1998-1999, që luajnë në Itali, janë paraqitur në një seancë seleksionuese, para specialistëve dhe trajnerëve të FSHF. Aktiviteti, është zhvilluar në Verona, të enjtën paradite. Futbollistët kandidatë për ekipin kombëtar, janë vezhguar nga afër në paraqitjen e tyre, nga Redi Jupi, Alban Bushi dhe trajnerët Xhemal Mustedanagiç dhe Foto Strakosha. Ky seleksionim është në programin e organizuar, nga Drejtoria e Ekipeve Kombëtare. Më parë, ai është kryer në Kosovë, Zvicër dhe Gjermani.