e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Pensionohet nje tjeter legjend, Puyol i jep lamtumiren futbollit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pensionohet nje tjeter legjend, Puyol i jep lamtumiren futbollit

I mbushur me emocione Carles Puyol ka shprehur krenarinë e tij që ka jetuar një ëndërr tek Barcelona me shumë trofe të fituara. 36 vjaçari do të dalë në pension në fund të sezonit pas një dëmtimi të gjatë në gjurin e tij. Puyol me një karrierë të suksesshme tek Katalanist ka fituar me skuadrën e tij gjashtë kampionate dhe tre Champions League, duke fituar reputacionin e një prej lojtarëve më të mëdhenj të futbollit. “Nuk kam menduar kurrë se do të kisha këtë karrierë të suksesshme.

Kam jetuar ëndrrën e shumë të rinjëve, duke bërë atë që më shijon më shumë në jetë, të luaj futboll dhe të stërvitem. Kam fituar shumë tituj por më e rëndësishme është ngrohtësia e njerëzve dhe ndjenjat që kam marrë nga ky klub. Kam ardhur këtu si një djalosh dhe po largohem me një familje me të cilën jam shumë krenar.” “Një gjë është e qartë se kam dhënë gjithaçka për Barcelonën dhe për futbollin dhe dua të kujtohem vetëm për këtë. Për 19 vite kam qënë në gjëndje të bëjë atë që kam dashur. Kam fituar shumë trofe por ajo që do kujtojë është pjesa njërëzore e këtij klubi.”

Puyol ka falenderuar tifozët dhe ka shprehur mirënjohjen për ish tranjerin Tito Vilanova, i cili ndërroi jetë muaj e kaluar. Kapiteni mendon se Barça mund të fitojë kampionatin e 23 në ndeshjen kundër Atletico Madrid të shtunën. “Nuk mendoj se duhet të japë një fjalim për skuadrën përpara ndeshjes. Është një finale që ne duhet ta fitojmë dhe me tifozët në krahun tonë jam i sigurtë që do të fitojmë”, ka thënë Puyol.

Presidenti Josep Bartomeu e ka përshkruar Puyol si kapitenin më të mirë në historinë e klubit, ndërsa shoku i tij i skuadrës Xavi ka thënë: “Faleminderit për gjithçka që na ke dhënë neve, për guximin tënd, trimërin tënde dhe sakrificat e tua.

Shumë lojtarë dhe personazhe të futbollit kanë uruar Puyol për karrierën e tij të suksesshme duke e kanë konsideruar si një njeri të madh të futbollit. Puyol ka bërë debutimin e tij të parë me Barcelonën në vitit 1999 dhe që prej atëhere ka zhvilluar 392 ndeshje me fanellën e Katalanasve dhe ka shënuar 12 gola.