e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Milani përplaset në shtyllë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Milani përplaset në shtyllë

Milani ka koleksionuar vetëm një barazim në shtëpinë e Kievos dhe sigurisht rezultati i djeshëm nuk është një hap përpara për ekipin e drejtuar nga Sinisha Mihajloviç. Liga e Kampionëve është një mirazh për kuqezinjtë duke parë se rivalët kanë krijuar një avantazh të madh kundrejt "Djallit".milan xhenoaNë këtë pikë, Milanit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shpresojë deri në fund për një vend në Ligën e Europës. Starti- Për t'u rikthyer te fitorja pas hapit fals kundër Sasuolos, Mihajloviç provoi gjatë javës modulin 4-3-3, mirëpo dëmtimi i Kuçkës në prag të ndeshjes detyroi trajnerin t'i rikthehet skemës 4- 4-2.

Paraqitja e kuqezinjve ka qenë shumë zhgënjyese, me lojtarët e Mihajloviçit që kanë goditur vetëm dy herë kuadratin e portës në pjesën e parë. Vendasit janë mbrojtur mirë dhe kanë kërkuar të godasin në kundërsulm, por pa pasur sukses.

Për t'u nënvizuar në pjesën e parë dëmtimi i portierit të Milanit, Xhanluixhi Donaruma, i cili u largua nga fusha në minutën e 19-të të pjesës së parë pas një përplasjeje në zonë me Kaçatoren.

17- vjeçari pësoi një goditje në kokë dhe u transportua për një kontroll në spital, por për fat të mirë gjendja e tij nuk është për t'u shqetë- suar. Në vendin e "Xhixhos" është aktivizuar veterani Kristian Abiati, i cili është kthyer të luajë një ndeshje në Serinë A pas 10 muajsh.

Ndeshja e tij e fundit në kampionatin italian ka qenë më 21 maj 2015, AtalantaMilan 1-3. Italiani i kuqezinjve është gjetur menjëherë i gatshëm, teksa në pjesën e parë bëri dy ndërhyrje decizive ndaj Floro Floresit në fillim dhe Mexheronit më pas duke mbajtur të paprekur portën e kuqezinjve.

"Djalli" në fund të fragmentit të parë provoi të godiste kundërshtarin me Hondën, por gjuajtja e japonezit nga goditja e dënimit përfundoi vetëm në rrjetën e jashtme.

Dy shtylla- Në pjesën e dytë, Milani dha përshtypjen se kishte hyrë në fushë me mentalitetin e duhur dhe Bonaventura dha shkëndijën e parë me një goditje nga distanca që përfundoi jashtë.

Dy momentet më të rrezikshme për miqtë kanë ardhur në minutën e 75-të të ndeshjes kur Abate dhe Bertolaçi kanë goditur respektivisht traversën dhe shtyllën gjatë të njëjtit aksion. Në minutën e 90-të kanë qenë veronezët që kanë gjetur rrugën e golit, por arbitri e ka anuluar, me të drejtë, për një pozicion jashtë loje.

Në fund takimi është mbyllur 0-0, një rezultat që nuk duhet ta kënaqë aspak presidentin Berluskoni, i cili nuk i ka fshehur rezervat e tij për trajnerin Mihajloviç gjatë javës. Tani pozita e serbit në krye të ekipit është vështirë- suar më shumë, teksa me shumë gjasa Milani pritet të bëjë në fund të sezonit rokadën e radhës në stol.