Çekiçi i shënon Dinamos, Abrashin e ndal shtylla
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Endri Çekiçi është huazuar te Lokomotiva e Zagrebit në merkaton e muajit janar, pasi te Dinamo e Zagrebit nuk gjente hapësira.
Në katër ndeshje me këtë skuadër, është dashur përballja me skuadrën kryesuese të kampionatit që shqiptari të gjejë golin.
Futbollisti 19-vjeçar ka realizuar një gol nga goditja e dënimit që i ka dhënë ekipit aktual barazimin e përkohshëm.
Ndeshja Marko Pjaca ka realizuar dy herë për Dinamon e Zagrebit, duke bërë që kryesuesit e kampionatit ta mendonin shumë të lehtë takimin. Dy gola në minutat 19 dhe 31 u kanë dhënë avantazhin e dyfishtë vendasve.
Megjithatë, derbi do të rihapej nga Endri Çekiçi, lojtari që është në pronësinë e gjigantëve të Zagrebit. Në minutën e 53-të, mesfushori i Kombëtares U-21 të Shqipërisë ka ekzekutuar saktë një goditje dënimi në kufijtë e zonës dhe ka rihapur takimin.
Tri minuta më vonë, Fioliç ka barazuar shifrat, por, për fat të keq, Çoriç ka "vjedhur" fitoren dhe ka kaluar triumfin në derbi nga vendasit.
Agolli Mbrojtësi i Kombëtares nuk di të ndalet me Karabakun. Pas suksesit në Kupë, skuadra e tij e ka mundur Sumkaitin edhe në ndeshjen e vlefshme për kampionat me rezultatin 0-2. Me këtë trepikësh, ekipi i mbrojtësit kuqezi e çon diferencën me ndjekësit në "+8".
Bundesliga 2 Amir Abrashi ka qenë i pafat. Në minutën e 14-të të ndeshjes, ka bërë një goditje të mrekullueshme, por fati ka dashur që topi të ndalet në shtyllë. Megjithatë, skuadra e mesfushorit të Kombëtares ka triumfuar me rezultatin 1-3 në transfertë me FSV Frankfurtin. Edmond Kapllani e ka ndjekur humbjen e skuadrës së tij nga stoli. Në ndeshjen tjetër të kësaj lige, Valdet Rama ka marrë pak minuta në fund të ndeshjes, ku skuadra e tij Mynchen 1860 është mundur 2-1 nga Leipcig.
Zvicër Bazeli i Xhakës ka triumfuar në ndeshjen e radhës në kampionat, por mesfushori kuqezi është i pezulluar. Në takimin tjetër, Zyrihu i Burim Kukelit është mundur 4-2 nga Grasshopers. Autori i njërit prej golave për këta të fundit ka qenë Shani Tarashaj, lojtari që ka marrë së fundmi ftesë nga kombëtarja helvete.