Muriqi sdi të ndalet, tjetër gol në Turqi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Vedat Muriqi konfirmohet njeriu i momentit në skuadrën e tij Giresunspor. Ditën e djeshme, sulmuesi me origjinë shqiptare arriti të shënonte një gol, por nuk shërbeu për t'i dhënë pikë ekipit të tij.
Muriqi arriti kuotën e 14 golave në ligën e dytë turke dhe skuadra e tij vazhdon të jetë vetëm një hap larg zonës së "play off"-it, që të dërgon në elitën e futbollit turk.
Shqiptari arriti të shënonte gol në minutën e 13-të, por më parë rivalët e tij e kishin gjetur rrjetën dy herë të tjera. Vedat Muriqi ka qenë pjesë përbërëse e Kombëtares Shpresa, por nuk arriti të linte shumë gjurmë dhe kohët e fundit nuk është ftuar nga trajneri Redi Jupi. Për të ka shfaqur interes edhe kombëtarja turke.