e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Milani me Bakën ka të ardhme të artë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Milani me Bakën ka të ardhme të artë

bekoi" Karlos Bakën. Gjatë një prononcimi të shkurtër për "Sky Sport", ish-bomberi ukrainas konfirmoi besimin që ka te kolumbiani me fjalët: "Baka është një sulmues shumë i fortë. Mendoj se do të ketë një të ardhme të artë në Milano.ShevcenkoMilani gjithashtu do të ketë të ardhmen e artë me një sulmues të tillë". Mes të tjerash, "Cari" pranoi se i mungonin netët kur shkruante historinë me Milanin në Ligën e Kampioneve. "Kam nostalgji për takimet që kam luajtur me Milanin në atë kompeticion.

Them se shumë shpejt klubi do të jetë i aftë që të kthehet në elitën e Europës", uroi 39-vjeçari. Mes të tjerash, ukrainasi foli edhe për detyrën e re që ka në kombëtaren e vendit të tij.

"Të them të drejtën është një eksperiencë e re për mua. Mendoj se tani kam shumë përgjegjësi, edhe më se sa kur isha futbollist. Të jesh ndihmës i komisarit teknik të kombëtares tënde do të thotë shumë", pranoi Andrij Shevçenko