Higuain në krizë, sshënon prej aksionit në 4 ndeshje
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Momenti i keq i Gonzalo Higuainit duket se ka "prekur" të gjithë Napolin.
Skuadra kampane në katër ndeshjet zyrtare të fundit ka bërë mjaft keq duke koleksionuar një fitore minimale kundër Karpit, dy humbje (përballë Juventusit dhe Vijarealit) dhe një barazim me Milanin.
Në këtë minicikël takimesh, më i dobëti ka rezultuar argjentinasi, i cili ka shënuar vetëm një gol falë ekzekutimit të një njëmbëdhjetëmetërshi në duelin Napoli-Karpi.
Ky rendiment i dobët i argjentinasit ka ndikuar tek ekipi që, përveç se humbi vendin e parë përballë Juves, nuk arriti që ta rifitonte atë përballë Milanit.
Statistikat tregojnë se Napoli është i lodhur. Një fakt të tillë e tregon edhe sjellja e ekipit në momentin kur Mauricio Sarri aktivizon lojtarë si Mertens dhe Gabiadini, të cilët i japin freski sulmit.