Zidan: Dua të fitoj trofe këtu, por sështë e lehtë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Zinedin Zidan ka dëshirë të triumfojë me Realin, edhe pse e sheh këtë si një mision shumë të vështirë. Në një intervistë për "GQ", ai tregon ditët e para si trajner i Realit dhe thotë se sekreti i suksesit të tij është komunikimi.
"Unë kam qenë lojtar dhe e di shumë mirë çfarë kërkojnë lojtarët. Duhet të komunikosh me ta dhe t'i lësh të lirë. Ky është çelësi i suksesit. Unë dua të vazhdoj për shumë vite me skuadrën e Realit dhe të fitoj trofe të rëndësishëm, por nuk është aspak e lehtë.
I kam të gjitha mundësitë dhe kapacitetin e duhur për t'ia dalë", ka thënë mes të tjerash Zidan. Ai mori drejtimin e "galaktikëve" pas largimit të Benitezit dhe e ka ndryshuar rrënjësisht skuadrën. Reali tani është më i sigurt kur luan në shtëpi, por shumë i brishtë kur luan në transfertë. Megjithatë, ndryshimi nga koha e Benitezit duket qartazi sepse lojtarët janë më të motivuar.