e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Milan: Cassano nuk eshte mire

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Milan: Cassano nuk eshte mire
Antonio Cassano mban në ankth Milanin. Sulmuesi italian është i shtruar në një spital të Milanos, në repartin e neurologjisë, pasi gjatë kthimit në Milano nga transferta e Romës është ndjerë keq. Pasi ka zbritur nga avioni, Fantantonio ka ndjerë vështrësi në lëvizje, në të folur dhe në shikim. Burime për mediat italiane theksojnë se rezultatet e analizave kanë treguar se nuk ka gjë për tu shqetësuar, por priten verifikime të tjera për të kuptuar shkakun e kësaj gjendjeje të sulmuesit nga Bari. Doktori i Milanit theksoi se “Cassano nuk është mirë dhe po hetojmë”, ndërsa burime brenda klubit nënvizojnë se bëhet fjalë për një “rast delikat, por jo të rëndë”. Mendohet se Cassano do të qëndrojë edhe 2-3 ditë të tjera në spital.