Kombetarja, Hasi drejt zbehjes Tare sponsorizon italianin Fabro
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Vazhdojnë dilemat për trajnerin e ardhshëm të Kombëtares shqiptare. Edhe pse Besnik Hasi është cilësuar gjithmonë si favorit për të marrë drejtimin e stolit kuqezi, me kalimin e ditëve, pista që të çon drejt zv.trajnerit të Anderlehtit po zbehet. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nuk është më i gatshëm të presë ish-kapitenin e Kombëtares dhe me afrimin e miqësoreve të nëntorit kundër Azerbajxhanit dhe Maqedonisë, po mendon t’i zgjidhë sa më shpejt dilemat për pasardhësin e Josip Kuzhesë. Këto janë fjalët që kanë nisur të qarkullojnë në korridoret e FSHF-së, ndërsa një burim i brendshëm i institucionit që drejton futbollin tha: “Hasi është pothuajse drejt rënies si mundësi për stolin e Kombëtares. Është e vështirë që Duka të vazhdojë ta presë”.
Çështja e 39-vjeçarit është komplikuar që prej mesjavës që lamë pas, kur drejtuesi më i lartë i FSHF-së organizoi një konferencë për shtyp, ku pritej zyrtarizimi i Hasit, por në fund u detyrua të ndryshonte skenarin. Anderlehti nuk donte të hiqte dorë nga ish-mesfushori kuqezi, që punon prej 4 vitesh në rolin e zv.trajnerit, përkundrazi drejtuesit e gjigantëve belgë janë të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë të re. Për vetë faktin se kosovari ishte alternativa më e vlerësuar për të marrë drejtimin e Kombëtares, Duka vendosi t’i jepte disa ditë kohë, për të sqaruar situatën. Në këtë mënyrë, ndryshoi edhe vëmendja e federatës rreth negociatave për rrogën e lartë (20-25 mijë euro në muaj) dhe kontratën afatgjatë (4-vjeçare), të cilat ishin pikat e nxehta të bisedimeve. Tashmë të gjithë prisnin zgjidhjen konsensuale të kontratës së Hasit me klubin mbretëror të Belgjikës. Por gjithçka është komplikuar, sepse ai nuk ka arritur të bisedojë me presidentin e Anderlehtit, Roxher Vanden Stok, i cili ndodhet në SHBA. Megjithatë, duket se drejtuesi i klubit nuk do ta miratojë largimin e zv.trajnerit, të cilin e cilëson si pjesë të rëndësishme të projektit për të ardhmen e skuadrës.
Enriko Fabro
Në situatën e krijuar duket se pavarësisht dëshirës së Dukës për të ndryshuar “trend”, stoli i Kombëtares shqiptare mund t’i besohet sërish një trajneri të huaj. Slloveni Matjazh Kek mbetet në “pole”, ndërsa qëndrojnë edhe emrat e Sreçko Katanec, Ervin Kuman apo Manolo Himenez. Ndërkohë, listës së kandidatëve i shtohet edhe italiani Enriko Fabro. Pas Dario Bonetit, tekniku roman është i dyti që vetofrohet nga përtej Adriatikut. Mediat italiane pretendojnë se 52-vjeçari gëzon mbështetjen e ish-kapitenit të Shqipërisë, Igli Tare. Ish-sulmuesi, që tashmë ka postin e drejtorit sportiv te Lacio, e sponsorizon duke qenë se ka bashkëpunuar me Fabron te bardhekaltrit, ku deri në verën që kaloi ai ishte trajner i ekipeve të moshave. Gjithsesi, detyra e vetme e Fabros si trajner i parë ka qenë ajo e vitit 2006, në krye të algjerianëve Muludia Alger, ku ka fituar Kupën dhe Superkupën e Algjerisë.