Mihajloviç zbulon xholin për Champions-in
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Në këtë fundsezon trajneri i Milanit, Sinisha Mihajloviç, ka zbuluar 'letrën' që i ka mbetur për të fituar një vend në Ligën e Kampionëve. Te Zheremi Menez do të mbështet shpresa e fundit e Milanit për të shpëtuar sezonin.
Golashënuesi më i mirë i vitit të kaluar është rikthyer në dispozicion të Mihajloviçit, që e ka aktivizuar për disa minuta në dy takimet e fundit kundër Xhenoas dhe Napolit, por forma e lojtarit është akoma larg optimales. Do të duhet të paktën 1 muaj për të parën numrin 7 në formën e tij më të mirë dhe sigurisht pritet që të aktivizohet më shpesh.
Dy alternativa- Në sulmin kuqezi, Menez është lojtari që të ofron më shumë zgjidhje përpara, ndryshe nga Baloteli dhe Boateng, të cilët mund të mbulojnë vetëm një pozicion. Me Inzagin në stol, 28-vjeçari mbulonte rolin e 9-ës fals, duke vrapuar në të gjithë rrezen e zonës.
Në dy takimet e fundit, Menez bëri të njëjtat lëvizje në fushë dhe duket se trajneri Mihajloviç për të nxjerrë në pah cilësitë e futbollistit po mendon të ndryshojë rreshtimin taktik të skuadrës, duke kaluar në skemën 4-3-1, e cila ofron më shumë alternativa përpara.
Menez pritet të aktivizohet pas dyshes sulmuese, NiangBaka, teksa i "sakrifikuari" mund të jetë Kuçka. Në modulin 4-4-2, francezi pritet të aktivizohet në krah të Bakës, duke spostuar Niangun në stol. Në këtë rast, mesfusha nuk preket me Kuçkën, Montolivon, Hondën dhe Bonaventurën titullarë. Rivaliteti- Mirëpo, përpara se të fitojë një fanellë, titullari në sprintin e fundit të kampionatit, Menezi, duhet të fitojë edhe konkurrencën me Mario Balotelin.
Deri më tani, "Super Mario" ka qenë alternativa e parë e dyshes Baka-Niang, por tashmë hierarkia ka ndryshuar dhe italianit i duhet të punojë dyfish për të fituar sërish besimin e Mihajloviçit, që pas paraqitjes zhgënjyese në minutat e fundit kundër Xhenoas. Medalja ka edhe një anë tjetër, pasi konkurrenca e brendshme mund të jetë e çmuar për të shtyrë Milanin në pozicionet e kreut.