e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tohir nxjerr Interin në shitje, ja skenarët

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tohir nxjerr Interin në shitje, ja skenarët

Të përditshmet italiane "nxjerrin" Inter in në shitje, ndërkohë që vetë presidenti hedh gjithçka poshtë, duke thënë se nuk mendon që të largohet prej postit që mban në klubin milanez.inter ikardi eder Në muajt e fundit rendimenti i dobët i ekipit në fushë ka shtuar frikën e indonezianit, i cili i druhet një dështimi që do të rezultonte dërrmues si për financat e familjes së tij edhe për vetë shoqërinë.

Plani A dhe B - "Gazzetta" shkruan se Interi ka nevojë për para. Më saktë, Erik Tohir kohët e fundit ka kuptuar se nuk mund të jetë "Morati" i pak viteve më parë për klubin (presidenti që mbulonte humbjet me paratë e veta). Indoneziani nuk ka shumë fuqi ekonomike dhe për këtë motiv nuk mund të vendosë një buxhet të palimituar për të forcuar ekipin.

Në fillim ai mendoi që të kërkonte një ortak, i cili të blinte një pjesë të 70% të aksioneve që zotëron në klub. Por sot askush në botë nuk është i gatshëm që të blejë aksione pa pasur fuqi vendimmarrëse. Për këtë arsye, Tohir ka kaluar në planin B. Ai tani po kërkon në Azi një grup investitorësh që të jenë të gatshëm që të blejnë të gjithë paketën e aksioneve që zotëron tek Interi.

"Gazzetta" bën me dije se interes të veçantë për ta zëvendësuar është një kolos si "ChemChina" ("China National Chemical Corporation", e 256-ta mes 500 kompanive më të rëndë- sishme në botë). Interesi i këtij grupi s'është i rastësishëm, pasi ata kontrollojnë edhe shumicën e aksioneve të "Pirelli"-t (sponsor kryesor i Interit prej 20 vitesh).

Reflektimi - E kaluara e Erik Tohirit tregon shumë për mënyrën se si operon ai në fush- ën e investimeve të mëdha. Interi nuk ka qenë skuadra e vetme që ka blerë. "Gazzetta" shpjegon se nga njëra anë nuk do të kishte shumë kuptim nëse do të hiqte dorë që tani nga Interi. Marka e klubit nuk ka fituar më shumë vlerë, krahasuar me momentin kur e mori në kontroll.

Por, nga ana tjetër, ai mund të jetë i detyruar që të bëjë një zgjedhje të tillë për të evituar të tjera dëme. Deri më tani, ai ka investuar tek Interi 75 milionë euro, të cilat janë futur në klub. Ndërsa, nga ana tjetër, ai i ka dhënë shoqërisë edhe 108 milionë euro të tjera në formë huaje.

Përveç këtyre shifrave, blerësit duhet të llogarisin edhe 300 milionë eurot që Interi i ka borxh. Tohiri është në një dilemë të madhe, pasi ditën që do të vendosë që të shesë Interin do të duhet që të heqë dorë prej huas që i ka dhënë.

Përgënjeshtrimi - "Nuk kemi nxjerrë Interin në shitje. Në dy vitet e fundit gjithmonë kemi mbështetur skuadrën dhe punonjësit e saj. Do të vazhdojmë që të bëjmë një gjë të tillë edhe në të ardhmen. Mendoj se me afrimin e Xhovani Gardinit kemi kompletuar stafin tonë dhe tani presim që të shikojmë rritjen e shoqërisë në çdo fushë.

S'e di se nga i marrin gazetat informacionet rreth vullnetit tim për të shitur, por më duhet të përgënjeshtroj gjithçka. Unë po kërkoj vetëm investitor të ri", tha Tohir. Pak orë përpara se të fliste indoneziani, në portalin zyrtar të klubit u publikua dhe një komunikatë ku përgënjeshtroheshin lajmet e që u publikuan dje nga "Gazzetta" dhe "Corriere dello Sport".