e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mihajloviç godet me spond: Bufon, lojtari i ndeshjes

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mihajloviç godet me spond: Bufon, lojtari i ndeshjes

Pavarësisht humbjes së pësuar, Sinisha Mihajloviç është i qetë dhe gjen kohën edhe për të bërë ironi për ndeshjen. Trajneri i Milanit thotë se skuadra e tij nuk e meritoi ta humbiste këtë sfidë, ndërsa për të treguar se kuqezinjtë e dominuan ndeshjen, lëshon batutën:news-2013-Maj-sinisa_mihajlovic_600x450_589140242 "Bufon ishte lojtari më i mirë i ndeshjes. Nuk më kujtohet asnjë pritje e Donarumës, ndërsa Bufon bëri diferencën duke ndalur disa gola të sigurt", tha Mihajloviç. Gjatë fjalës së tij, ai i thuri elozhe sulmuesit Baloteli, duke pranuar se me këtë impenjim është në rrugën e duhur.

"E nisi ndeshjen jo shumë mirë, por pastaj gjeti besim dhe bëri sfidë interesante. Në pjesën e dytë të gjithë ranë fizikisht dhe nuk patëm më ritmin e fillimit të ndeshjes. Edhe Baloteli, edhe Baka punuan shumë për skuadrën duke na ndihmuar në aspektin mbrojtës.

Mund të bëja edhe një zëvendësim, por edhe ata dy që u futën i dhanë impuls skuadrës. Duhet të vazhdojmë me këtë impenjim dhe intensitet. Jemi në rrugën e duhur dhe shpresoj që këto javë të na shërbejnë për të na dhënë sinjale pozitive për të ardhmen. Goli i Pogbasë? Mendoj se ishte një gjysmëfaull, por është e kotë të flasësh tani", vazhdoi më tej trajneri i kuqezinjve.

Hakmarrja - Mihajloviçi ka premtuar se kjo ndeshje e humbur do ta ndihmojë Milanin për të kuptuar gabimet dhe për të tentuar fitoren në Kupën e Italisë. "Duhej të bënim ndeshjen tonë dhe futbollistët treguan karakter. Më vjen keq vetëm për rezultatin, sepse duhej të kishim përfunduar në barazim. Lojtarët bënë një ndeshje të shkëlqyer, por shpresoj të bëjmë të njëjtën gjë edhe në finalen e Kupës.

Galiani? Folëm për ndeshjen dhe ishte prezent edhe Alegri. Edhe trajneri i Juves pranoi se rezultati i drejtë do të ishte barazimi", përfundoi Mihajloviç. Pavarësisht se ndeshja me Juventusin u cilësua si më e rëndësishmja për të ardhmen e Mihës, ky i fundit duket se e kaloi provimin e parë.