Çani shënon në përvjetor, Çekiçi vulos me supergol
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Dy nga legjionarët kanë gëzuar festimin e një goli të shënuar, ndërkohë që të tjerët kanë festuar triumfet e arritura të ekipit, ashtu siç ka pasur edhe nga ata futbollistë kuqezinj që është dashur të pranojnë mungesën e fatit në humbjet e pësuara. Endri Çekiçi ka marrë rolin e një lideri për Lokomotivën e Zagrebit.
Një tjetër kuqezi që ka festuar shënimin e një goli dje ka qenë Edgar Çani, i cili ka realizuar për Pizën, ndërkohë që kjo e fundit nuk ka marrë më shumë se një barazim 1- 1 përballë Lukezes në transfertë. Por realizimi i shqiptarit për ekipin e Gatuzos vjen në një ditë jubile, në atë të 107-vjetorit të themelimit të klubit.
Kroaci Endri Çekiçi ka shënuar në fitoren 2-0 të Lokomotivës së Zagrebit përballë Belupos. Ndeshja e vlefshme për javën e 30-të të kampionatit kroat ka përfunduar me fitoren e skuadrës së shqiptarit, i cili ka kontribuuar që ekipi i tij të ngushtojë diferencën nga vendi i tretë.
Çekiçi ka goditur nga jashtë zonës mjeshtërisht për të realizuar një eurogol që ka vulosur takimin. Në takimin tjetër, Balaj e Roshi nuk janë aktivizuar në fitoren 3-0 të Rijekës përballë NK Zagrebit.
Itali Edgar Çani nuk ka mjaftuar me golin e realizuar me kokë në minutën e 27-të që Piza të festojë me tri pikë përvjetorin e 107-të. Shqiptari ka hapur siparin e ndeshjes që ka përfunduar 1-1 në transfertë me Lukezen. Në Serinë A, Ajeti ka qenë në fushë gjatë gjithë takimit me Interin në fitoren minimale të zikaltërve, ku është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 50-të.
Turqi Alban Meha dhe Koniaspor janë të pandalshëm. Mesfushori i Kombëtares ka dalë me tri pikë nga fusha e lojës në përballjen e skuadrës së tij me Fenerbahçen e vendit të dytë. Me triumfin 2-1, Koniaspori i Mehës ruan ecurinë pozitive që është duke kaluar dhe ngushton diferencën me vendin e dytë në 7 pikë, ndërkohë që Europa është tashmë një objektiv i arritur për këtë ekip. Mesfushori i Kombëtares e ka nisur si gjithmonë titullar këtë takim.
Francë
Nanta humb sërish, skuadra e mbrojtësit të Kombëtares, Lorik Cana, e ka humbur shkëlqimin e jav- ëve të para të sezonit, pasi kjo është humbja e dytë radhazi që pëson. Kapiteni i kuqezinjve ka qenë në fushë gjatë gjithë takimit, ndërkohë që Lenjani është aktivizuar nga minuta e 59-të.
Të tjerët Milot Rashica ka dalë me vetëm një pikë nga ndeshja e fundit e Viteshes, e cila ka barazuar 2-2 në shtëpi me Den Hag. Sturmi i Gratcit ka triumfuar sërish dhe Donis Avdijaj ka qenë në fushë për këtë ndeshje.
AKTIVIZIMI
Lorik Cana (0-90´)
Nanta e tij humb sërish, e mbyll me 10 lojtarë.
Ermir Lenjani (58´-90´)
Ka minuta edhe për mesfushorin e kuqezinjve.
Arlind Ajeti (0-90´)
Në fushë gjatë gjithë takimit të humbur ndaj zikaltërve.
Milot Rashica (0-90´)
Dy ndeshje pa fituar për skuadrën e shqiptarit.
Endri Çekiçi (0-90´)
Realizon eurogol në triumfin e Lokomotivës së Zagrebit 0-2.
Edmond Kapllani (85´-90´)
Shumë pak minuta për bomberin kuqezi, FSV Frankfurt mundet 4-1.
Edgar Çani (0-67´)
Realizon në përvjetorin e Pizës, nuk mjafton për fitoren.
Alban Meha (0-78´)
Koniaspori i tij nuk di të ndalet, mund 2-1 Fenerbahçen.
Bekim Balaj -
Odise Roshi -
Thomas Strakosha -