e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

FSHF në siklet për arbitrin, ja kush pritet ta gjykojë sot kryendeshjen

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
FSHF në siklet për arbitrin, ja kush pritet ta gjykojë sot kryendeshjen

Enea Jorgji pritet të jetë gjyqtari i kryendeshjes së javës së 29- të që do të luhet sot, në orën 16:00, mes Kukësit dhe Skënderbeut në stadiumin "Zeqir Ymeri".kukesi Burime të sigurta të "Panorama Sport" pranë FSHF-së tregojnë se deri dje, në orën 23:00, sektori i gjyqtarëve e ka mbajtur të fshehtë zgjedhjen për arbitrin kryesor, me qëllim që klubet të mos e mësojnë emrin që një ditë para.

Gjithsesi, shanset më të mëdha janë për kryesorin e kolegjiumit të Elbasanit, i cili mban edhe stemën e FIFA-s. Në të kaluarën Jorgji është kontestuar fuqishëm nga Kukësi, pikërisht për një ndeshje kundër Skënderbeut.

Megjithatë mbetet për t'u parë sot se si do të gjykojë elbasanasi, i cili është vlerësuar nga FIFA gjatë këtij viti, duke u ngjitur një kategori më lart. Pritet që Kukësi-Skënderbeu të ketë gjashtë arbitra në fushë.