e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mihajloviç: Tani kemi edhe 3 finale

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mihajloviç: Tani kemi edhe 3 finale

Trajneri i Milanit, Sinisha Mihajloviç, është i bindur se katër fitore radhazi në kampionat do ta shtynë Milanin drejt zonës Champions. Misioni i parë u përmbush me sukses:miha "E dija qysh në fillim se do të ishte një ndeshje e vështirë, pasi Torino është një skuadër shumë cilësore. Pengesa e parë u kapërcye me sukses, tani kemi edhe tri sfida decizive radhazi, që ngjasojnë si finale", tha fillimisht serb. Më tej, ai shtoi:

"Nëse duam që t'i ngjisim shkallët e klasifikimit, duhet të ruajmë këtë rendiment. Unë dhe skuadra besojmë te Champions-i. Baka dhe Niang? Kanë bërë atë që i kam kërkuar, por nëse sulmuesit nuk shënojnë, është normale që loja e tyre të kalojë në plan të dytë.

Pjesa e dytë? Nuk kemi rrezikuar asgjë. Ekipi ka qenë i ekuilibruar përgjatë 90 minutave në fushë dhe ky është një sinjal pozitiv. Boateng? Është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, por duhet akoma të gjejë formën e tij më të mirë fizike", tha Mihajloviç.