e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mbledhje te Partizani, trajnerit i jepet një shans për derbin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mbledhje te Partizani, trajnerit i jepet një shans për derbin

Barazimi ndaj Tërbunit konsiderohet dështim total për Partizanin dhe paraqitja e djeshme e të kuqve ka lënë shije të hidhur në çdo hallkë të klubit.demi starova dervishi partizani Mësohet se pas ndeshjes drejtuesit e lartë të klubit kryeqytetas kanë zhvilluar një mbledhje, ku është diskutuar situata më e fundit në ekip.

Ka qenë e vështirë që të rridhte informacion nga ky takim i krerëve të lartë, por nuk është acidi që pas ndeshjes Bylis-Skënderbeu të dilet edhe me ndonjë vendim ekstrem, ku pa dyshim më të rrezikuarit mbeten pjesëtarët e stafit teknik.

Të premten, Partizani luan derbin me Tiranën, por situata në kampin e kuq nuk është e favorshme dhe në këtë përballje presioni qëndron te "demat", të cilët janë shumë pranë dështimit të një tjetër sezoni.

Agostineli Partizani ka bërë një hap të gabuar në Pukë, që mund t'i kushtojë shumë në luftën për fitimin e titullit kampion. Barazimi 0-0 ndaj Tërbunit ka rënë si bombë në kampin e kuq, pasi fitorja ishte konsideruar formalitet. Personi që e ka përjetuar më keq fundin e ndeshjes ka qenë trajneri Andrea Agostineli, i cili e kishte të pamundur që të shprehej para mediave.

Mësohet se pas takimit, trajneri ka pasur probleme me tensionin dhe për këtë arsye nuk është prononcuar për mediat, e në vend të tij doli zv.trajneri Klevis Dalipi. Pasojat reale të barazimit me Tërbunin do të mësohen më konkretisht pas përfundimit të ndeshjes së sotme mes Bylisit dhe Skënderbeut.

Për momentin diferenca mes të kuqve dhe korçarëve është -3 pikë, por në rast fitoreje të Skënderbeut në Ballsh, distanca do të thellohej, gjë e cila do ta kthente në mision të pamundur fitimin e titullit. Pas këtij barazimi, pozitat e trajnerit italian në krye të "demave" janë lëkundur ndjeshëm.

Ndonëse nuk ka ndonjë vendim, mësohet se drejtuesit e lartë kanë vendosur që t'i japin edhe një shans Agostinelit dhe stafit të tij, pikërisht në derbin e kryeqytetit, që pritet të luhet të premten e 4 marsit.

Nën drejtimin e 58-vjeçarit italian, Partizani ka arritur dy fitore dhe tre barazime në kampionat, ecuri e cila nuk ka lidhje me qëllimin kur Agostineli mori drejtimin e skuadrës më 4 janar. Ndryshimet e fillimvitit ndodhën me arsyen për ngritjen e një skuadre më ofensive, por në pesë javë kriza e golit mbetet prezente te të kuqtë e kryeqytetit.