e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Miha kërcënon Napolin: Ta harrojnë kreun

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Miha kërcënon Napolin: Ta harrojnë kreun

Atmosfera festive për celebrimin e 30-vjetorit të presidencës së Silvio Berluskonit s'e ka ndihmuar ekipin që të përqendrohet te ndeshja dhe për të "shkundur" Milanin në vigjilje të sfidës me Napolin duket se ka menduar trajneri Sinisha Mihajloviç:miha "Nuk kanë qenë dy ditë të mira për të përgatitur sfida kaq të rëndësishme, ka pasur pak rrëmujë". Skuadra e Sarrit vjen nga dy humbje radhazi (Juve dhe Vijareal), por do të ketë mundësinë ta rimarrë kreun e Serisë A pikërisht kundër kuqezinjve, të cilët po kalojnë një moment pozitiv. Megjithatë, 13 fitoret e njëpasnjëshme, kërkesë e Berluskonit, do të jenë të vështira për t'u arritur:

"Edhe ne do të donim që t'i fitonim të gjitha, - ka thënë serbi në konferencën e shtypit, - por fatkeqësisht nuk mund ta bëj një premtim të tillë. I vetmi premtim që mund të bëjmë, është se do të futemi gjithmonë në fushë për të fituar". Sinisha u është përgjigjur edhe thumbimeve të presidentit të tij:

"Nëse në fund të sezonit do të jemi të dy të kënaqur, do vazhdojmë të bashkëpunojmë. Në rast se do të largohem, do doja të gjeja një skuadër të re, sepse nuk më pëlqen të qëndroj në shtë- pi. Gjithsesi, mua më pëlqen të punoj nën presion, nuk e kam problem".

Diferencat - Duke u rikthyer te ndeshja e sotme, Mihajloviç ka bërë një analizë të ecurisë së ekipit që nga humbja 0-4 e pësuar kundër Napolit në fazën e parë. "Pas atij takimi, - ka shpjeguar trajneri kuqezi, - kemi ndryshuar modul dhe në 18 ndeshjet e fundit kemi qenë të tretët mbrapa Napolit dhe Juventusit. Sfida e nesërme (sot) është shumë e rëndë- sishme.

Ata kanë mundësinë që ta kalojnë Juven dhe do të bëjnë gjithçka është e mundur për ta realizuar këtë, por ne do të shkojmë në 'San Paolo' pa frikë. Nëse luajmë siç dimë, mund t'i vëmë në vështirësi, në këtë moment nuk besoj se Sarri është i lumtur se do të përballet me ne".

Për sa i takon formacionit, Kuç- ka ka rikuperuar nga dëmtimi, por temperatura e ka ndalur Romanjolin, i cili ka munguar edhe në ndeshjen e fazës së parë. "Do të jetë në stol, shpresojmë të mos jem i detyruar ta aktivizoj". Kundër Napolit nuk do të mungojë edhe Luiz Adriano (ka pësuar një tërheqje), ndërsa do të jetë në dispozicion Mario Baloteli.

Për këtë të fundit, 46-vjeçari tha: "Kritikat në sfidën kundër Xhenoas i kanë shërbyer ekipit, pasi gjatë të javës të gjithë janë stërvitur me një intensitet të lartë. Të gjithë duhet që të japin maksimumin në fushë, edhe nëse luajnë vetëm pak minuta.

Duhet të marrim shembullin e Zazës, i cili hyri në fund të sfidës Juve-Napoli dhe vendosi ndeshjen me golin e tij. Baloteli? Gjithçka që lidhet me të zmadhohet shumë nga mediat. Mendoj se kjo gjë duhet që t'i japë impulsin e duhur për të bërë më mirë. Mario duhet të ndryshojë sjelljen kur futet në fushë".

Toti - Në fund, trajneri i Milanit u ndal edhe te përjashtimi i Françesko Totit nga Roma: "Toti nuk është grumbulluar? Ndoshta s'ka qenë mirë (qesh). Unë kam shumë respekt për Totin, si dhe për Spaletin, por nuk e di se çfarë ka ndodhur mes tyre. Më vjen keq për Françeskon, ndonëse besoj se edhe Spaleti do të ketë arsyet e tij. Një futbollist e ka të vështirë të kuptojë se kur duhet të largohet nga futbolli, unë luajta deri 37 vjeç".